Telegrafi

U sekuestruan 400 kg drogë, Prokurori i Shtetit e Policia e Kosovës në 19:30 japin detaje për aksionin

Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar, e ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.

Njoftohet se pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

Në këtë konferencë e cila do të mbahet nga ora 19:30 do të jepen më shumë detaje për aksionin.