Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:45 në rrugën “Jeton Dedushaj”.
Pas përleshjes, gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një armë zjarri e cila është konfiskuar nga njësitë përkatëse policore.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/