Site icon Telegrafi

“U njohën në rrjetet sociale”, “Fqinjët dëgjuan zhurma”, detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj

Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Lexo po ashtu Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj, policia e cilëson "Vrasje e rëndë"

Sakaq, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.

Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

Exit mobile version