Site icon Telegrafi

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Liga Premier ka marrë vendim zyrtar për trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot – pas përplasjeses që kishte me gjyqtarin Michael Oliver kur përfundoi ndeshja Everton-Liverpool.

Në derbin e zhvilluar në mesjavë, dy skuadrat morën vetëm nga një pikë, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver, i tregoi Slot një karton të kuq për “gjuhë agresive, ofenduese dhe poshtëruese”.

Kështu, Slot nuk do të lejohet të jetë në stolin e Liverpoolit në ndeshjet në shtëpi kundër Wolverhampton Wanderers dhe Aston Villa.

Ky ishte përjashtimi i dytë i trajnerit holandez këtë sezon, ai gjithashtu mori një karton të kuq kundër Fulhamit dhe më pas u ndëshkua me një ndeshje ndalim nga drejtimi i ekipit.

Asistenti i Slot, Sipke Hulshoff, mori gjithashtu një karton të kuq për përfshirjen e tij në kaosin që pasoi pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version