Telegrafi

U martua me të në finale, por Kiara dikur i thoshte Luizit: Larg qoftë, unë me ty kurrë s’martohem – më mirë të varrosem këtu

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli (Foto: Top Channel)

Mbrëmjen finale të spektaklit Big Brother VIP Albania, çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ishte kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ai i cili u kujdes për celebrimin e tyre, i cili u krye në Bashkinë e Tiranës në transmetim direkt.

Luizi dhe Kiara janë njohur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në fillim raportet e tyre nuk kanë qenë aq të mira.

Një video e cila po qarkullon së fundmi me të madhe në TikTok tregon momentin kur Kiara thoshte “Larg qoftë”, kur aktori Gent Hazizi e ngacmonte duke i thënë: “Luizi nesër ndoshta mund të jetë burri yt”.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli shihet në Shkodër me veturë luksoze një ditë pas fitores në BBVA

Tutje, është prezantuar një nga momentet më të tensionuara mes çiftit në shtëpinë e BBVA, ku Kiara i kishte thënë Luizit: “Unë me ty? Kurrë more, kurrë, e hap këtu e futem varrosem vet”.

Por mesa duket çdo gjë e thënë në ato kohë u tejkalua, pasi Kiara me kalimin e kohës u dashurua vërtet në Luizin dhe mbrëmjen e së shtunës i tha “Po” martesës me të para miliona spektatorëve në finalen e Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/