Site icon Telegrafi

“U kërkoj falje të gjitha nënave për stilin tim të flokëve në Kupën e Botës 2002” – Ronaldo me deklaratën e tij më të pazakontë

Legjenda e futbollit, Ronaldo Nazario ka bërë një deklaratë befasuese rreth stilin të tij të flokëve që kishte në të kaluarën.

Presidenti aktual i Real Valladolidit është në mesin e më të mirëve në histori të sportit më të ndjekur në botë, duke impresionuar shumë breza pas tij.

Por, Ronaldo u ka kërkuar falje nënave për stilin e flokëve të tij që e kishte në Kupën e Botës së vitit 2002.

“Kërkoj falje nga të gjitha nënat që panë fëmijët e tyre duke bërë të njëjtin stil të flokëve”.

“I pyeta bashkëlojtarët nëse e pëlqyen, ata thanë: ‘Jo është e tmerrshme. Hiqi sa më parë’! Por, pastaj një gazetar e pa stilin tim të flokëve dhe harroi për lëndimin”, ka thënë ai.

Ronaldo realizoi 104 gola në 177 paraqitje për Los Blancos mes viteve 2002 dhe 2007, derisa shënoi 47 gola në 49 paraqitje për Barcelonën. /Telegrafi/

Exit mobile version