Telegrafi

U dha fund përpjekjeve afro trevjeçare të Interit nga gjuajtja e lirë, Eriksen: Ishte e përsosur për mua

(Foto: Twitter/Inter)

Christian Eriksen e ka ditur se mund ta vendoste derbin e Milanos, kur u inkuadrua në lojë të martën mbrëma.

Zlatan Ibrahimovic shënoi për Milanin, por më pas u përjashtua me karton të kuq. Romelu Lukaku e barazoi rezultatin nga penalltia. Ndërsa në minutat shtesë, danezi e shënoi golin e fitores me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë.

“Ishte një gjuajtje e lirë e përsosur për mua. Jam vërtet i kënaqur. Gjithmonë përpiqem të shfrytëzoj maksimumin në minutat që më jepen dhe jam i gëzuar që shënova nga kjo gjuajtje e lirë, ishte e përsosur për mua”.

“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë, intensiteti është i lartë në derbi. Ishte vështirë, mirëpo jemi të kënaqur me arritjen në raundin tjetër (gjysmëfinale)”.

Lexo po ashtu Conte ka vendosur ta mbajë Eriksenin, e konfirmon pas golit fantastik që e shënoi nga gjuajtja e lirë

“Fitoren ia dedikoj vajzës time të porsalindur, familjes dhe të gjithë tifozëve”, ka deklaruar Eriksen për Inter TV.

Është hera e parë që nga prilli i vitit 2018 (Joao Cancelo ndaj Cagliarit) që Interi realizon direkt nga gjuajtja e lirë. Ky moment u jep fund 55 përpjekjeve të dështuara të Nerazzurrëve nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Inter)