Christian Eriksen e ka ditur se mund ta vendoste derbin e Milanos, kur u inkuadrua në lojë të martën mbrëma.
Zlatan Ibrahimovic shënoi për Milanin, por më pas u përjashtua me karton të kuq. Romelu Lukaku e barazoi rezultatin nga penalltia. Ndërsa në minutat shtesë, danezi e shënoi golin e fitores me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë.
“Ishte një gjuajtje e lirë e përsosur për mua. Jam vërtet i kënaqur. Gjithmonë përpiqem të shfrytëzoj maksimumin në minutat që më jepen dhe jam i gëzuar që shënova nga kjo gjuajtje e lirë, ishte e përsosur për mua”.
Eriksen what a goal…. 97th min 😭 https://t.co/F2MV2eQwbt
— 🏴 (@KieranCFC88) January 26, 2021
“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë, intensiteti është i lartë në derbi. Ishte vështirë, mirëpo jemi të kënaqur me arritjen në raundin tjetër (gjysmëfinale)”.
“Fitoren ia dedikoj vajzës time të porsalindur, familjes dhe të gjithë tifozëve”, ka deklaruar Eriksen për Inter TV.
Është hera e parë që nga prilli i vitit 2018 (Joao Cancelo ndaj Cagliarit) që Interi realizon direkt nga gjuajtja e lirë. Ky moment u jep fund 55 përpjekjeve të dështuara të Nerazzurrëve nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/