Site icon Telegrafi

A u arrestuan tre policë të Kosovës nga forcat serbe?

E plotësuar: Policia e Kosovës përmes një deklarate për media ka njoftuar se dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe ne vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Lexo po ashtu Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/

——

Mediat serbe kanë raportuar pak minuta më parë se tre pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot nga forcat e policisë serbe.

Siç raportohet për këtë veprim është njoftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Informacionet nuk dihet ende nëse janë zyrtare.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, por deri më tani nuk janë përgjigjur.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet tjera lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version