Mike Tyson është në dyshim për pedigrenë e Anthony Joshuas, pasi britaniku është bërë kampion i botës në kategoritë WBO, IBF, WBA dhe IBO.
28-vjeçari fitoi me pikë përballë Joseph Parkerit, të cilit ia mori titullin WBO dhe u bë kampion i unifikuar.
Atij u mungon vetëm titulli WBC për t’u bërë kampion i padiskutueshëm, mirëpo ikona e dikurshme e boksit, Mike Tyson, është vënë në anën e atyre që e kanë kritikuar performancën e AJ.
“Joshua është dukur sikur ai është i duhur (për t’u bërë kampion i padiskutueshëm), por në meçin e fundit, nuk më la përshtypje”.
“Deontay Wilder po përmirësohet, po bëhet gjithnjë e më i mirë”, ka deklaruar Tyson për Showtime.
Tashmë po flitet vazhdimisht për një duel të mundshëm ndërmjet Joshuas dhe Wilderit, ndërsa ‘mbreti i nokauteve’ nuk ka ndonjë parashikim për fituesin, por e di si do të përfundojë dueli.
“Do të jetë me nokaut. Njëri do të rrëzohet”, ka thënë Tyson.
Është duke u spekuluar se tashmë kanë nisur bisedimet e përfaqësuesve të boksierit britanik dhe atyre të boksierit amerikan për të arritur marrëveshje që meçi të zhvillohet gjatë këtij viti. /Telegrafi/