Telegrafi

Tyson Fury zbulon tri meçet që dëshiron t’i zhvillojë para se t’i jap fund karrierës së tij në boks

Tyson Fury ka zbuluar se dëshiron t’i zhvillojë edhe tri përballje para se t’i jap fund karrierës së tij në boks.

Gypsy Kings do të ripërballet me Deontay Wilder për titullin në WBC që është në pronësi të këtij të fundit më 22 shkurt në Los Angeles.

31-vjeçari shpreson në fitore ndaj Bronze Bomber, në mënyrë që të përballet me Anthony Joshuan dhe të rikthehet sërish si kampion i boksit.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Por, Fury e dëshiron edhe ripërballjen me Dereck Chisoran për herë të tretë, mirëpo këtë herë meçi të zhvillohet në Old Trafford.

“Jam shumë i lumtur me atë çfarë po bëjë. Por, dua të kem vetëm edhe tri meçe para se të përfundoj karrierën time në boks”, ka thënë ai në një intervistë për BT Sport.

“Do ta nokautojë Wilderin, dhe ai do të kërkojë rimeçin përsëri, unë do të përballem me Joshua, do të fitojë edhe ndaj tij dhe më pas do të takohem me kundërshtarin tim të vjetër Dereck Chisora për t’u pensionuar më pas”.

Lexo po ashtu Deontay Wilder i bindur se do ta mposhtë Tyson Furyn: Bëre gabime që e ndërrove trajnerin

“Ndoshta mund të organizojë meçin tim të fundit në Old Trafford. Më pas ta mbyllë karrierën time fantastike”, ka shtuar më tej ai.

Fury dhe Wilder do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë muaj, në mënyrë që të përballen me Joshuan që është në pronësi të titujve si, WBA, WBO, IBF dhe IBO. /Telegrafi/