Site icon Telegrafi

Tyson Fury konfirmon se trilogjia me Deontay Wilderin është anuluar – kërkon meçin me Anthony Joshuan

Tyson Fury ka konfirmuar se trilogjia me Deontay Wilderin është anuluar.

Kampioni i peshave të rënda në WBC, kishte një kontratë me boksierin amerikan për të zhvilluar trilogjinë, pas fitores që e arriti në muajin shkurt të këtij viti.

Gypsy King e mposhti Wilderin pas shtatë raundesh të realizuara, 14 muaj pas përballjes së tyre të parë që përfundoi me barazim.

Amerikani menjëherë e aktivizoi klauzolën për trilogjinë, një gjë që ishte përcaktuar të ndodhte në muajin korrik, mirëpo për shkak të coronavirusit, dueli u shtye për muajin tetor, e më pas për datën 19 dhjetor.

Tani, edhe kjo datë është anuluar dhe Fury është fokusuar për duelin me Joshuan.

“Isha duke shikuar që të shkatërrojë sërish Wilderin, Do ishte një përballje e lehtë”, ka thënë kampioni për The Athletic. “Por, Wilder dhe ekipi i tij ishin duke i rënë vërdallë datës së caktuar”.

“Ata nuk duan të zhvillojnë trilogjinë për titullin e kampionit, ata e dinë. Fjalët tani kanë përfunduar, Wilder është frikacak”.

“Kam stërvitur shumë gjatë këtyre muajve. Kishim tentuar që të përballeshim më 19 dhjetor, por çfarë është mjaftë, është mjaftë. Po vazhdoj përpara”, ka shtuar më tej ai.

Tani, Fury do të tentojë që të përballet me Joshuan, mirëpo ky i fundit duhet që të përballet fillimisht me mandatarin, Kubrat Pulev. /Telegrafi/

Exit mobile version