Telegrafi

Tyson Fury ia ka frikën Joe Joyce, më shumë se Anthony Joshuas

Tyson Fury është më i shqetësuar për një përballje të mundshme me Joe Joyce sesa me Anthony Joshuan, sipas promovuesit të Gypsy King, Frank Warren.

Kampioni i peshave të rënda në WBC nokautoi Deontay Wilderin në raundin e 11-të, për ta fituar trilogjinë me shumë spektakël dhe në njërin ndër meçet më të mira në histori të boksit.

Por, Warren beson se Fury është më shumë i shqetësuar për Joyce sesa me AJ, me 36-vjeçarin që mban një rekord 13-0 dhe disa ambicie të mëdha.

Lexo po ashtu Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda

“Po flisja me Tyson për të”, ka thënë prmovuesi për Sky Sports. “Tyson tha se ai është më i miri. Ky ishte mendimi i Tyson”.

“A mund të shkojë ai deri në fund? Po ai mundet. Ai ka një vendosmëri, një zemër të madhe. Ai është i fortë, ecën përpara, është ‘bishë’”.

Lexo po ashtu Wilder suspendohet për gjashtë muaj nga çdo aktivitet i boksit, Fury shpëton më lehtë

“Me këdo që ai është në ring, ju e dini që ata do të kenë problem ta heqin qafe atë. Ai është një djalë i ashpër. Ai mund të luftojë pak. Ai mund të godasë fuqishëm”, ka shtuar më tej Warren.

Joyce është i pamposhtur, dhe së fundmi triumfoi ndaj Carlos Takam në Wembley Arena në korrik. Para kësaj, ai mundi rivalin Daniel Dubois në ‘Betejën e Britanikëve’. /Telegrafi/