Tyson Fury është më i shqetësuar për një përballje të mundshme me Joe Joyce sesa me Anthony Joshuan, sipas promovuesit të Gypsy King, Frank Warren.
Kampioni i peshave të rënda në WBC nokautoi Deontay Wilderin në raundin e 11-të, për ta fituar trilogjinë me shumë spektakël dhe në njërin ndër meçet më të mira në histori të boksit.
Por, Warren beson se Fury është më shumë i shqetësuar për Joyce sesa me AJ, me 36-vjeçarin që mban një rekord 13-0 dhe disa ambicie të mëdha.
“Po flisja me Tyson për të”, ka thënë prmovuesi për Sky Sports. “Tyson tha se ai është më i miri. Ky ishte mendimi i Tyson”.
“A mund të shkojë ai deri në fund? Po ai mundet. Ai ka një vendosmëri, një zemër të madhe. Ai është i fortë, ecën përpara, është ‘bishë’”.
“Me këdo që ai është në ring, ju e dini që ata do të kenë problem ta heqin qafe atë. Ai është një djalë i ashpër. Ai mund të luftojë pak. Ai mund të godasë fuqishëm”, ka shtuar më tej Warren.
Joyce është i pamposhtur, dhe së fundmi triumfoi ndaj Carlos Takam në Wembley Arena në korrik. Para kësaj, ai mundi rivalin Daniel Dubois në ‘Betejën e Britanikëve’. /Telegrafi/