Tyson Fury po e dëshiron përballjen me Anthony Joshuan, duke refuzuar kështu trilogjinë me Deontay Wilderin, sipas promovuesit Bob Arum.
Kampioni i peshave të rënda, kërkon që të përballet me bashkëkombësin e tij, për të zgjidhur dilemën e titullit të unifikuar në boks.
Wilder ka thënë se The Gypsy King ka mashtruar në rimeçin e tyre, derisa është ndihmuar edhe nga reveri e trajneri i tij, që e hodhi peshqirin në ring në raundin e shtatë.
Nga kjo deklaratë, Fury ka reaguar, duke thënë se ai tashmë ka probleme mendore, derisa ish-trajneri i tij i ka mohuar të gjitha akuzat.
Trilogjia mes dyshes ishte paraparë që të zhvillohej në muajin korrik, por situata me coronavirus e shtyu për në tetor, e më pas në dhjetor, dhe tani duket se nuk do të ndodhë.
Joshua në anën tjetër do të përballet në muajin e ardhshëm me Kubrat Pulevin për titujt, WBA, IBF dhe WBO.
Por, Fury i ka kërkuar AJ-t që të ketë kujdes dhe të fitojë duelin, më pas të përballen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/