Telegrafi

Tyson Fury e kërcënoi me “asgjësim” – por Usyk ia kthen edhe më rëndë britanikut

Oleksandr Usyk këmbënguli se ai do të mundte Tyson Furyn nëse të dy takohen në ring pas fitores së ukrainasit kundër Anthony Joshuas.

Boksieri 35-vjeçar fitoi me vendim të ndarë në Arabinë Saudite të shtunën për të mbrojtur me sukses rripat e tij në peshat e rënda IBF, ËBO dhe ËBA.

Në fund të meçit, një Fury i pa impresionuar hyri në mediat sociale për të synuar një thumbim te dy luftëtarët dhe la të kuptohet se ai do të dilte nga pensionimi për të sfiduar dhe ‘asgjësuar’ Usykun.

Lexo po ashtu I dërmuar si fizikisht, ashtu edhe psikikisht nga humbja - Joshua me veprim të pashpjeguar hodhi dy rripat e Usyk në tokë

“Ishte një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e peshave të rënda. Unë do t’i asgjësoja të dy brenda së njëjtës natë, bëni gati kalendarin, sepse Gypsy King është i përjetshëm dhe do të qëndrojë përgjithmonë”, ka shkruar Fury.

Kur u informua për thumbimet e Furyt gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes, Usyk u përgjigj: “Kjo është ajo që ai po ëndërron çdo ditë. Unë do t’ia rrah b****n atij”.

Usykut iu zbulua gjithashtu se Joshua kishte qenë në prag të një përleshjeje me anëtarët e ekipit të tij pas meçit.

Lexo po ashtu Në konferencën për shtyp pas humbjes, Joshua nuk ia doli t'i mbante lotët

Edhe pse i befasuar, ukrainasi e hodhi poshtë këtë, duke thënë: “Unë e këshillova ta bënte të kundërtën. Burrat e mi janë disa nga luftëtarët më të ashpër të rrugës në botë”.

Duke folur për përballjen e tij me Joshuan, Usyk shtoi: “Kjo luftë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tim, për ekipin tim dhe personalisht për mua, sepse bëra boks për të gjithë vendin dhe gjysmën e botës”. /Telegrafi/