Site icon Telegrafi

Tyson Fury – Anthony Joshua, do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli që pas Kupës së Botës në vitin 1966

Tyson Fury kundër Anthony joshuas do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli që pas mbajtjes së Kupës së Botës në vitin 1966.

Promovuesi i Gypsy King ka thënë se do ta adhuronte një përballje ndaj AJ, pasi fitore ndaj Deontay Wilderin për titullin WBC në peshat e rënda.

Fury e demoloi amerikanin deri në raundin e shtatë, atëherë kur përfundoi edhe ripërballja e tyre, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierën ‘Bronze Bomberit’ dhe njëkohësisht i mori titullin kampion.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Joshua në anën tjetër mbanë titujt si WBA, WBO, IBF dhe IBO, derisa Warren kërkon nga kolegu i tij, Eddie Heran, që është promovuesh i AJ, që ta organizojë takimin.

“Dua që Tyson të përballet me Joshuan”, ka thënë ai. “Ky do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli që pas Kupës së Botës më 1966”.

Lexo po ashtu Brenda festës së Tyson Furyt, pas fitores spektakolare ndaj Deontay Wilderit në Las Vegas

“Në një botë ëndrrash, Tyson Fury kundër Anthony Joshuas në Londër. Nuk e di se ku do të zhvillohej përballja, ku është paraja më e madhe”, ka shtuar më tej ai.

Por, Wilder do ta ketë shansin ta marrë trilogjinë brenda 30 ditësh dhe duket se do të tentojë të rikthej titullin WBC në belin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version