Turqia dhe fuqitë e tjera rajonale duhet të veprojnë si garantues të një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve për të siguruar paqen.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë të hënën vonë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Por, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë që Izraeli të pranojë krijimin e një shteti palestinez, citohet të ketë thënë Fidan në një konferencë për mediat turke.
“Pasi të arrihet një marrëveshje… vendet garantuese duhet të marrin përgjegjësinë për përmbushjen e kërkesave të saj”, citojnë mediat turke Fidan, pas një njoftimi me median turke.
Ai shtoi: “Përderisa paqja nuk garantohet, shteti i Izraelit dhe populli i tij nuk mund të ndihen kurrë të sigurt në rajon”.
Megjithatë, ministri nuk dha detaje të tjera mbi planin.
Turqia, së bashku me Britaninë e Madhe. dhe Greqia, ka vepruar si garantues në ishullin e ndarë të Qipros që nga viti 1960.
Ndryshe, Fidan ka pasur një sërë takimesh diplomatike të fokusuara në Gaza ditët e fundit dhe ka të tjera të planifikuara të martën dhe të mërkurën.
“Gjëja e rëndësishme është të realizohet zgjidhja me dy shtete duke përdorur këtë krizë si një mundësi”, ka shtuar Fidan. “Kjo është për të sjellë paqe të përhershme në rajon”. /Telegrafi/