Chelsea po kërcënon planet e rivalëve të Manchester Unitedit për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane.
Varane tani është brenda 18 muajve të fundit të marrëveshjes së tij aktuale me Los Blancos.
Kështu, Unitedi është në kontakt me Real Madridin dhe agjentët e Varanes në lidhje me një marrëveshje verore për francezin.
Por, redaktori i sportiv në gazetën gjermane BILD, Christian Falk raporton se Chelsea është gjithashtu i etur për transferimin e francezit.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, i vetëdijshëm për disponueshmërinë e Varanes, po bën presion për të garuar me Unitedin për nënshkrimin e lojtarit.
Nga ana e tyre, Real Madridi thuhet se kërkon të paktën 70 milionë euro për të shitur yllin e tyre.
/Telegrafi/