Site icon Telegrafi

Një krim tjetër nga rusët – ekzekutojnë nëntë ushtarë ukrainas, edhe pse ata ishin dorëzuar

Disa pamje të publikuara dyshohet se tregojnë trupat ruse duke ekzekutuar nëntë ushtarë ukrainas teksa ata luteshin për mëshirë në vijën e frontit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja thuhet se është filmuar në afërsi të fshatit Ivanivske pranë Bakhmut, në rajonin e pushtuar Donetsk.

Lexo po ashtu Komandanti i tyre ishte i acaruar, por as kjo nuk bëri punë – pamje që thuhet se tregojnë se si ushtari i vetëm ukrainas ndaloi dhjetë ushtarë rusë

Thuhet se ky është ekzekutimi i tretë gjakftohtë i trupave të dorëzuara në muajin e kaluar, sipas burimeve.

Ushtarët ukrainas mund të shihen duke dalë nga një llogore e vijës së parë përpara se të hedhin armët dhe të ngrenë duart pas kokës në shenjë dorëzimi.

Lexo po ashtu "Si Nokia dhe iPhone": Piloti ukrainas krahason fluturimin me F-16 dhe një aeroplan të vjetër sovjetik

Më pas, ushtarët e Putinit ngrenë automatikët e tyre kundër ushtarëve të pambrojtur, duke i vrarë të nëntë prej tyre.

Dmytro Lubinets, Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, akuzoi forcat e Putinit për një krim të përgjakshëm lufte lidhur me masakrën e supozuar të ushtarëve që duhej të ishin marrë si robër lufte sipas rregullave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version