Ligjvënësit kanadezë e mirëpritën me duartrokitje të gjata presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përpara se ai t’u drejtohej atyre përmes një video-lidhje.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mirëpriti Zelenskyn dhe duartrokiti guximin e tij ndërsa Rusia po vazhdon me agresionin në Ukrainë, duke thënë se “Guximi juaj dhe guximi i popullit tuaj na frymëzon të gjithëve”.
“Ju po mbroni të drejtën e ukrainasve për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe duke bërë këtë, ju po mbroni vlerat që formojnë shtyllat e të gjitha vendeve të lira demokratike – lirinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë, të vërtetën rendin ndërkombëtar,” tha Trudeau, raporton cnn.
Më herët gjatë ditës së sotme, Kanadaja vendosi sanksione të reja në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë kufizime për 15 zyrtarë rusë që mundësuan dhe mbështetën zgjedhjen e presidentit Vladimir Putin për të pushtuar vendin, njoftoi Ministrja e Punëve të Jashtme Melanie Joly në një deklaratë të martën.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me agresionin në shtetin ukrainas duke shkaktuar dhjetëra viktima civile. /Telegrafi/
Trudeau: I’ve always thought of you as a champion for democracy and now democracies around the world are lucky to have you as our champion
*applause* pic.twitter.com/EPnwmFV2WG— Acyn (@Acyn) March 15, 2022