Nëntë skuadra kanë mbetura në Ligën e Kampionëve që janë ende në gjendje të fitojnë tripletën deri në fund të sezonit 2024/2025.
Liga e Kampionëve mbylli ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve, me ndeshje fantastike.
Janë në garë nëntë ekipe që mund të fitojnë tripletën këtë sezon, që lidhet direkt me Ligën e Kampionëve, ku më poshtë është shpjeguar situata e secilit ekip. Disa prej tyre kanë pak gjasa.
Interi është ende në garë për tre trofe
Nerazzurrët janë një nga katër skuadrat që kanë humbur vetëm një herë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, së bashku me Liverpoolin, Arsenalin dhe Barcelonën. Skuadra e Simone Inzaghit arriti një avantazh 2-0 të mërkurën mbrëma dhe do të luajë ndeshjen e dytë të raundit kundër Feyenoordit të martën.
Interi gjithashtu qëndron në krye të Serie A, megjithëse kampionati italian aktualisht ofron garën më të ngushtë për titullin në krahasim me pesë ligat më të mira të Evropës. Për më tepër, Interi është ende në garë për Kupën e Italisë, ku do të përballet me rivalët e Milanit në një gjysmëfinale me dy ndeshje në prill.
Kjo do të thotë se Interi është ende i aftë të fitojë tre trofe këtë sezon, por po ashtu janë edhe disa nga konkurrentët e tyre në Ligën e Kampionëve.
Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi gjithashtu në garë
Barcelona qëndron në krye të La Ligas me një pikë avantazh ndaj Atlético Madrid dhe barazoi 4-4 me Atléticon në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey.
Përveç një pike diference në La Liga, e njëjta situatë vlen edhe për Atlético Madrid, i cili është i dyti në ligën spanjolle, po ashtu edhe në gjysmëfinale të Copa del Rey dhe ende i përfshirë në Ligën e Kampionëve, edhe pse zbresin në ndeshjen kthyese nga humbja 2-1 ndaj Real Madridit.
Real Madridi është i treti në La Liga, tre pikë pas Barcelonës, ka një avantazh 1-0 ndaj Real Sociedad pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Copa del Rey dhe një epërsi 2-1 ndaj Atléticos në Ligën e Kampionëve.
PSG në mesin e ekipeve që kërkojnë lavdinë
Paris Saint-Germain po drejton Ligue 1 me një avantazh prej 13 pikësh ndaj Marseille, do të luajë kundër Dunkerque në gjysmëfinalen e Coupe de France në prill, por humbi 1-0 nga Liverpool në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
PSG duket se trofetë vendor i ka në gjep, por edhe ndeshja e parë ndaj Liverpoolit edhe pse u humb 1-0, dha shpesa që në ndeshjen kthyese të tregojë më shumë.
Bayer Leverkusen, Benfica, Club Brugge dhe Liverpool
Skuadra e Xabi Alonso është e dyta në Bundesligë, tetë pikë pas Bayern Munich, do të luajë kundër Arminia Bielefeld (e divizionit të tretë) në gjysmëfinalen e DFB Pokal, por humbën 3-0 ndaj Bayernit pas ndeshjes së parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.
Benfica është tre pikë pas Sporting në Liga Nos, do të luajë kundër Tirsense në gjysmëfinalen e Taca de Portugal, por humbën 1-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve dhe do të luajnë jashtë në ndeshjen e dytë.
Club Bruggeështë tetë pikë pas Genkut në kampionatin belg, do të luajë kundër Anderlecht në finalen e Kupës së Belgjikës, por në Ligën e Kampionëve humbën 3-1 ndaj Aston Villas.
Liverpooli po ashtu është ende në gjendje të fitojë tre tituj të mëdhenj këtë sezon. Megjithatë, në Angli, tripleta zakonisht përfshin Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FA Cup. Liverpooli është jashtë FA Cup, por është ende në Kupën e Ligës, që do të thotë se ka ende një lloj mundësi për tre trofe. /Telegrafi/