Telegrafi

Tri top klube futen në garë për Leroy Sanen – gjermani thuhet se ka vendosur për destinacionin e radhës

Leroy Sane përfundimisht do të largohet nga Manchester City në këtë verë.

Anësori gjerman ka kohë që po e kërkon kalimin te Bayner Munich, derisa lëvizjen e tij e pamundësoi në janar lëndimi që kishte pësuar.

Sipas asaj që raporton Bild, Bavarezët nuk janë i vetmi klub që i dëshiron shërbimet e lojtarit, pasi për të janë të interesuar edhe dy skuadra tjera.

Real Madridi dhe Barcelona thuhet se janë në garë po ashtu për anësori, derisa City po kërkon një shumë mbi 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Leroy Sane pritet të jetë i sakrifikuari i parë pas dënimit të Cityt nga UEFA

Kampioni i Bundesligës ka refuzuar të paguajë atë shumë, mirëpo tani vlera e lojtarit ka rëndë dukshëm shkaku i lëndimit që pësoi në fillim të edicionit.

Kështu, në këtë verë do të jetë një garë e nxehtë për ta transferuar lojtarin, mirëpo gazeta gjermane raporton se ai tashmë e do kalimin në Allianz Arena. /Telegrafi/