Gedson Fernandes do të largohet nga Benfica gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori portugez ka kërkuar prej kohësh largimin nga klubi, por problemi kryesor ka qenë klauzola e tij e lartë.
Benfica i kishte vendosur klauzolë largimi prej 120 milionë eurove dhe deri më tani asnjë skuadër nuk ka ofruar aq para.
Tri skuadrat londineze, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe West Ham United janë duke kërkuar shërbimet e tij.
Benfica do ta lejoj huazimin e tij për 18 muaj me detyrim blerje për 55 milionë euro.
Oferta e West Ham United është refuzuar, pasi ‘Çekanët’ nuk kanë ofruar më shumë se 33 milionë euro për blerjen e lojtarit.
Chelsea dhe Tottenham kanë përmbushur kërkesat e Benficas, por tani mbetet në dorë të lojtarit të vendosë se në cilën skuadër do të huazohet.
Sky Sports ka raportuar se Gedson preferon të kalojë te Spurs për faktin se aty trajner është bashkëkombësi i tij Jose Mourinho.
Gjithsesi e ardhmja e portugezit është në Londër, por që ende nuk është vendosur nëse do t’i bashkohet Chelseat apo Tottenhamit. /Telegrafi/