Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij.
Mesfushori gjerman ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion te Arsenalit, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje.
30-vjeçari është aktivizuar 71 minuta në Ligën Premier dhe po aq minuta në Kupën e Anglisë.
Daily Mirror ka shkruar se Topçinjtë kanë vendosur ta huazojnë yllin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi londinez është i gatshëm t’ia paguaj gjysmën e pagës prej 350 mijë funteve në javë gjermanit që të largohet në huazim.
Arsenali dëshironte shitjen e lojtarit edhe në verë, por munguan ofertat në drejtim të tij.
Fenerbahce ishte skuadra më e interesuar, por gjiganti nga Stambolli nuk e përballoi pagën e gjermanit.
Klubi ku aktivizohet Vedat Muriqi pritet përsëri të futet në garë për huazimin e Ozilit, pasi tani gjysmën e pagës e paguan Arsenali.
Por nuk përjashtohet rikthimi i Ozilit në Bundesliga, ku skuadra si Schalke 04 dhe Werder Bremen gjithashtu kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/