Rita Ora dhe DJ i ndjerë Avicii kanë triumfuar në një nga kategoritë e MTV Video Awards.
Ka përfunduar edhe një ndër ngjarjet vjetore më të mëdha të muzikës botërore.
Edicioni i 35-të i ndarjes së çmimeve vjetore të MTV VIdeo Music Awards është rikthyer në qytetin e New Yorkut, ku ishin prezent artistët më të mirë dhe më të nxehta të botës së muzikës.
Padyshim që vëmendjen më të madhe të shqiptarëve e kanë rrëmbyer treshja Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Por, Ora ka arritur të fitoj një çmim dhe atë në bashkëpunim me DJ Aviciin me këngën “Lonely Together”.
Kjo e fundit i ka sjell artistëve çmimin në kategorinë “Best Dance (Vallëzimi më i mirë)”.
Me të marr mirënjohjen, Rita u ka kërkuar të pranishmëve që “Të brohorasin për Aviciin, një talent i mahnitshëm”.
Ndryshe, Dua ka qenë e nominuar në katër kategori të ndryshme, por në asnjërën prej tyre nuk kishte triumfuar gjersa edhe Bebe Rexha ka dal duarthatë prej ngjarjes madhore muzikore. /Telegrafi/