Telegrafi

Tri ndeshjet e para të Piolit në krye të Inter, secila më e vështirë se tjetra

Interi dje (e mërkurë) ka emëruar Stefano Piolin trajner të skuadrës së parë.

Por, aventura e trajnerit italian në krye të Neroazzurrëve nuk do të jetë aspak e lehtë.

Lexo po ashtu Kjo mund të t’ju ketë ikur, banderola e Curva Nord konsiderohet fyese nga tifozët e Interit (Foto)

Ndeshja e parë e tij do të jetë si mysafir i Milanit në San Siro, pastaj pret Fiorentinan dhe udhëton te Napoli.

Një fillim i vështirë, dhe katër pikë nga këto ndeshje do ishte një sukses. E gjitha kjo pasi forma e Interi nuk është edhe aq e mirë në javët e fundit.

Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e nëntë me 17 pikë. /Telegrafi/