Telegrafi

Tri largime, Barcelona kursen 40 milionë euro vetëm nga pagat e tyre

Barcelona është një nga shumë klubet e futbollit që kërkon të ulë kostot shkaku i pasojave të pandemisë së coronavirusit.

Largimet e Ivan Rakitic, Arthur Melo dhe Arturo Vidal do t’i kursejnë klubit katalanas rreth 40 milionë euro paga në sezon.

Rakitic dhe Vidal përfitonin 34 milionë euro së bashku, ndërsa Arthur kishte pagë prej gjashtë milionë euro.

Nëse Lionel Messi dhe Luis Suarez ndjekin këtë treshen për tu larguar nga Barcelona, ​​kjo do t’i kursente klubit plot 120 milionë euro të tjera në sezon.

Por këto largime, sidomos të Messit dhe Suarez, do të kishin efekte të madh në ekip.

Ronald Koeman ka dhënë dritën jeshile për një eksod masiv të përfituesve të pagave të mëdha, të cilët nuk janë pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Ulja e faturës së pagave është thelbësore

Barcelona pritet të humbasë 320 milionë euro të ardhura gjatë sezonit 2020/21, ndërsa tashmë ka humbur 200 milionë para nisjes së sezonit.

Këto humbje të mëdha nënkuptojnë që buxheti i klubit për sezonin e ardhshëm është tkurrur në 800 milionë euro, nga të cilat pagat përbëjnë 60 për qind të tij.

Barcelona. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Josep Maria Bartomeu ka insistuar që Barcelona të ketë para për të shpenzuar për lojtarët, por fillimisht duhet të ketë largime për të pasur ardhje të reja.  /Telegrafi/