Inter, Napoli dhe Roma thuhet se e kanë formuar një aleancë anti-Juventus për të ndaluar Zonjën e Vjetër që të nënshkruajë me Mauro Icardin.
Sipas Corriere dello Sport, të tri palët janë bërë bashkë për të forcuar sulmet e skuadrave të tyre përkatëse, dhe për tu siguruar që Juve të mos e blejë Mauro Icardin.
Kjo gazetë shkruan se po punohet në tri drejtime, e cila do të shihte argjentinasi, icardi të bashkohej me Napolin, Arkadiusz Milik të kalonte te Roma dhe Interi ta blinte Edin Dzeko.
Sidoqoftë, kjo mund të ndodh vetëm në rast se Icardi kalon te Napoli.
Nerazzurrët planifikonin ta fusnin një klauzolë duke e penguar Napolin që të shiste sulmuesin te Juve, por vet 26-vjeçari thuhet se po i jep përparësi një kalimi në Torino.
Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici nuk pranoi ta konfirmojë ose mohojë interesin e klubit të tij për Icardin. /Telegrafi/