Telegrafi

Tri klube të mëdha italiane pas Dani Ceballos

CHICAGO, IL - AUGUST 02: Dani Ceballos #24 of Real Madrid moves against the MLS All-Stars during the 2017 MLS All- Star Game at Soldier Field on August 2, 2017 in Chicago, Illinois. Real Madrid defeated the MLS All-Stars 4-2 in a shootout following a 1-1 regulation tie. (Photo by Jonathan Daniel/Getty Images)

Dani Ceballos është kthyer në objektivin kryesor të tre skuadrave të mëdha italiane.

Milan, Inter dhe Roma janë futur në një garë të çmendur në afatin kalimtar dimëror për talentin spanjoll Dani Ceballos.

Drejtuesit e klubeve italiane kanë kërkuar informacion për mundësinë e blerjes së mesfushorit që në janar nga Real Madridi, por Zinedine Zidane nuk ka pranuar që ta shes.

Trajneri francez nuk dëshiron të mbetet pa Ceballos, pasi këtë sezon ‘Los Blancos’ po luftojnë në shumë fronte.

Lexo po ashtu Shorti i Ligës së Kampionëve një sfidë e vërtetë për skuadrat spanjolle: A do të thyhet hegjemonia e tyre?

Gjithsesi, në verë gjithçka mund të ndryshojë dhe ekipet e interesuar mund të gjejnë mundësinë për një akord me Florentino Perez.

Ceballos erdhi në këtë verë te Real Madridi nga Real Betisi.

Ai nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në formacionin e Zinedine Zidanes, pasi mesfusha përbëhet nga lojtarë si Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos. /Telegrafi/