Telegrafi

Tri klube të mëdha angleze në garë për Bennacer

Manchester City, Arsenal dhe Liverpool po ndjekin me vëmendjen mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij.

Algjeriani tërhoqi interesin nga skuadrat e Ligës Premier pasi ndihmoi kuqezinjtë për titullin e tyre të parë në Serie A pas më shumë se një dekadë.

Sipas BeIN Sports, Liverpool në veçanti ka interesim të fortë për të nënshkruar me Bennacer këtë verë.

Prapa tij qëndrojnë edhe Man City dhe Arsenal.

Stefano Pioli nuk dëshiron ta lërë të largohet, veçanërisht pasi tashmë ka humbur Franck Kessie si lojtar i lirë dhe nuk ka arritur ta marr mesfushorin e Lille, Renato Sanches.

Ende vetëm 24 vjeç, Bennacer tashmë ka 39 paraqitje për Algjerinë dhe 120 paraqitje në Serie A. Milani pagoi 17.2 milionë euro për ta nënshkruar nga Empoli në verën e vitit 2019.

Kontrata e tij me Milanin zgjat deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/