Përparimi gjatë kundërofensivës i Ukrainës do të vijë si një “tronditje” për presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë një ekspert.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mark Galeotti, profesor i studimeve sllave, ka thënë se rusët ishin bërë “të vetëkënaqur” dhe besonin se mbrojtja e tyre ishte më efektive sesa përparimi i Kievit.
Vlerësimi i tij vjen në kohën kur gjeneralët ukrainas pretenduan se trupat kishin shkelur vijën e parë të Rusisë pranë Zaporizhzhia dhe po merrnin vrull – edhe pse shumë vëzhgues pretenduan se kishte dështuar.
Në këtë drejtim, profesor Galeotti shpjegoi se kishte tri aspekte të përfitimeve kundërofensive të Ukrainës që do të shqetësonin veçanërisht udhëheqjen ruse.
“Njëri është në fushën e betejës”, ka thënë ai për The Independent, përcjell Telegrafi. “Kjo tregon se strategjia e tyre e ngadaltë, metodike po funksionon në fakt dhe ka shansin për të goditur linjën e dytë të mbrojtjes ruse”.
“E dyta është politike”, vazhdoi ai. “Është gjithashtu një përgjigje ndaj kritikëve në Perëndim, të cilët sugjeruan se është koha që Ukraina të negociojë.
“Dhe së treti, për sa i përket rusëve. Mendoj se ata kishin filluar të ndiheshin pak të vetëkënaqur ndërsa shirat e vjeshtës po afroheshin”.
“Do të jetë një tronditje, …”.
Ndryshe, gjenerali Oleksandr Tarnavisky, i cili drejton ofensivën jugore të Ukrainës, pretendoi se Rusisë së shpejti do t’i mbarojnë ushtarët “më të mirë”, duke i dhënë Ukrainës një avantazh për të sulmuar “më shumë dhe më shpejt”.
Megjithatë, kolegu këshillues i Chatham House, Keir Giles, i cili hulumton sigurinë ruse, tha se nuk kishte asnjë shenjë të “kolapsit të afërt” midis forcave ruse, pavarësisht përparimit të fundit të Kievit.
Giles shtoi se kishte shenja se Rusia ndjen se është në një pozicion për të “zvarritur konfliktin” dhe të presë që koalicioni perëndimor “të shembet”.
Sidoqoftë, zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes Hanna Maliar tha se forcat e tyre kishin rimarrë rreth 1.16 milje katrorë tokë javën e kaluar rreth qytetit lindor të Bakhmut, i cili u pushtua nga trupat ruse në maj pas muajsh luftimesh të vështira. /Telegrafi/