Telegrafi

Treshja e të rinjve të Real Madridit që po kërkon të lërë gjurmë në Ligën Premier (Foto)

Para pesë vitesh ishin pjesë e Real Madrid Castilla, nga ky u graduan në ekipin e parë. Bëhet fjalë për treshen Jese Rodriguez, Alvaro Morata dhe Joselu.

Të tre janë larguar nga Real Madridi, por janë bërë bashkë në një kampionat tjetër.

Hoffenheim e bleu për 6 milionë euro Joselun, ndërsa ndryshoi disa skuadra si Eintracht Frankfurt, Hannover 96, Stoke City dhe Deportivo La Coruna, para se të bashkohej me Newcastle United.

I kthyer në Real Madrid, Morata tregoi forcën e tij edhe në La Liga, pasi ishte huazuar te Juve.

Ai u kthye në një prej shitjeve më të mëdha në histori kur kali nga reali te Chelsea.

Edhe Jese kishte premisa të mëdha që të bëhet lojtar i famshëm, por lëndimet e kanë lënë paksa pas.

Ai u shti te PSG vitin e shkuar, por që për gjashtë muaj u huazua te Las Palmas.

Këtë vit ka kaluar te Stoke City, ku në ndeshjen e tij debutuese arriti të shënojë për 1-0, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij ndaj Arsenalit.

Morata po ashtu e ka gjetur golin me Chelsean, ndërsa sa i përket trofeve ai për moshën që ka ka fituar shumë, si me Juven ashtu edhe Real Madridin. /Telegrafi/