Telegrafi

Trendi i flokëve në pranverë që sollën këngëtaret shqiptare

Trendet e fundit thuajse në çdo gjë vijnë nga artistet shqiptare.

Duke qenë se janë gjithnjë në fokus dhe një hap para për shkak të punës e karrierës profesionale, të njëjtat komentohen mjaft shumë edhe për paraqitjet publike.

Ajo që së fundmi ka marrë vëmendje të madhe është një stil flokësh, i risjellur nga disa këngëtare ndonëse disa të tjera e kanë praktikuar më parë.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për një shkallëzim të flokëve të cilat përpara fytyrës theksohen me balluke të prera anash.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Bebe Rexha, Kida dhe Ana Kabashi janë ndër yjet që u shfaqën me këtë lloj stili të flokëve në pranverë, ndonëse Tayna dhe Loredana të njëjtin ‘look’ e kishin prezantuar para disa muajve.

Më poshtë ua sjellim imazhet e tyre – të cilat njëherësh u komplimentuan mjaft shumë edhe nga fansat:

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

 

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

 

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

 

Kida (Foto: Instagram)

 

Kida (Foto: Instagram)

 

Loredana (Foto: Instagram)

 

Tayna (Foto: Instagram)

/Telegrafi/