Site icon Telegrafi

“Trendafili im”, Gena paralajmëron publikimin e projektit të ri

Gena (Foto: Instagram/genalito_official)

Këngëtari i njohur shqiptar, Gena, është mjaft i dashur dhe i kërkuar nga publiku i gjerë.

Me një interpretim të veçantë të muzikës dhe përmes mbrëmjeve muzikore, ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.

Kështu, gjatë kohëve të fundit ai ka mbajtur të azhurnuar ndjekësit, përmes projekteve muzikore e poashtu edhe postimeve ditore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se ka të gatshme këngën e re.

Lexo po ashtu Gena lanson projektin “Bella Senorita”, në bashkëpunim me Olsi Bylyku

“Trendafili im” titullohet projekti muzikor, për të cilën nuk ka dhënë datë të caktuar të publikimit.

Theksojmë se “Bella Seniorita” titullohet kënga e tij e fundit, e cila erdhi në bashkëpunim me Olsi Bylyku. /Telegrafi/

Exit mobile version