Telegrafi

Tre vjet më parë, Messi shënoi njërin nga golat më ikonik në karrierë – Tifozët e Real Madridit nuk do ta harrojnë asnjëherë

Kanë kaluar tre vjet nga dita që kur superylli i Barcelonës, Lionel Messi ndryshoi përgjithmonë lojën e festimeve.

Magjistari argjentinas bëri një nga shfaqjet e tij më të mëdha ndonjëherë në El Clasico më 23 prill 2017, ku Barca mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Realit.

Ishte një fitore për garën e titullit të La Ligës të hapur atë sezon dhe fitorja u fitua në mënyrën më të ëmbël të mundshme për Blaugranët.

Lexo po ashtu Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë

Messi siguroi të tre pikët me një gol dramatik të fitores, i cili sjelli njërin nga festimet më ikonike të shikuar ndonjëherë në një fushë futbolli.

Argjentinasi shënoi në minutat shtesë golin e fitores 3-2 dhe festa ishte thjesht madhështore.

Kapiteni i katalunasve hoqi fanellën e tij dhe e mbante atë lart tek njëra pjesë e tifozëve të Barcës.

Fotografitë e asaj feste nga ajo natë janë gdhendur fort në folklorin futbollistik për gjithë përjetësinë, ndërsa më poshtë mund ta shikoni golin e famshëm të Messit, të shoqëruar me komentin e zhurmshëm të Ray Hudson.

Më vonë, festa e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë u imitua nga disa lojtarë tjerë si Nabil Fekir apo edhe Richarlison. /Telegrafi/