Mbrëmjen e së hënës janë raportuar për aksidente të shumta komunikacioni në Kosovë.
Për fat të mirë deri më tani nuk ka pasur të vdekur por që numri i të lënduarve nga aksidentet është mjaft i madh.
Pas Mitrovicës dhe Malishevës një tjetër aksident është raportuar në hyrje të Suharekës, ku së paku tre persona kanë pësuar lëndime.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri të ditur për Telegrafin se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha ai./Telegrafi/