Tre pilotë ukrainas kanë vdekur pas përplasjes së dy aeroplanëve stërvitor, kanë konfirmuar forcat ajrore.
Incidenti ndodhi të premten gjatë një misioni, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.
“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet dy aeroplanëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore në Telegram.
“Të tre pilotët, fatkeqësisht vdiqën”.
Në deklaratë gjithashtu u tha se në mesin e të vdekurve ishte një pilot i njohur me nofkën “Juice”.
Yesterday, two L-39 training planes collided near Zhytomyr. Three pilots were killed
Among the dead was a well-known Ukrainian pilot with the call sign “Juice”, who took part in the air defense of Kyiv.
Juice (Andrei Pilshchikov) was a MiG-29 fighter pilot. With the start of… pic.twitter.com/Ilgc61rY4d
— NEXTA (@nexta_tv) August 26, 2023
Përplasja ndodhi mbi rajonin Zhytomyr – në perëndim të Kievit. /Telegrafi/