Telegrafi

Tre lojtarët që mund të konsiderojnë largimin nga Unitedi nëse mbesin jashtë top katërshes

David De Gea (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi humbi nga Evertoni dhe në xhiron e radhës luajnë ndaj Manchester Cityt, duke zbehur kështu shanset për të përfunduar në top katërshe.

Mungesa në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve nga Djajtë e Kuq do të ishte një dështim i madh për skuadrën, ndërsa zhgënjim i madh për tifozët.

Sipas The Guardian shumë lojtarë mund të konsiderojnë largimin nëse ekipi i tyre nuk përfundon në top katërshe.

Lexo po ashtu Ashtu siç i ka hije një kapiteni, De Gea zgjedh Twitterin për t'iu drejtuar tifozëve pas humbjes turpëruese nga Evertoni

Disa nga emrat e mëdhenj që priten të largohen janë David de Gea, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku. Të gjithë këta nuk duan një tjetër sezon me fanellën e Man Utd në Ligën e Evropës.

Deri më tani është vetëm emri i belgut që është lakuar, kryesisht për një kalim te Interi. /Telegrafi/