Kur kryeministri çek Petr Fiala shkroi në Twitter se ai dhe homologët e tij polakë dhe sllovenë ishin rrugës për në Kiev, reagimi fillestar ishte – si?
Kështu, ekspertët kanë thënë se sa i përket rrugëtimit me helikopter apo me aeroplan, as që bëhej fjalë.
Veç kësaj, udhëtimi me makinë nga kufiri polak në Kiev zgjat më shumë se shtatë orë, dhe gjithashtu i mbushur me rrezik.
Pra, pati habi kur u zbulua se të tre do të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas me tren – një udhëtim shtatë orë – nëse do të realizohej në kohë paqeje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Fiala tha se ata kishin informuar kolegët e BE-së javën e kaluar dhe do të udhëtonin si një delegacion zyrtar i Këshillit Evropian.
Por një zyrtar i BE-së i tha BBC-së se vizita nuk kishte “mandat zyrtar” nga këshilli dhe Brukseli ishte njoftuar se do të zhvillohej vetëm mbrëmë.
BE-ja e pranoi nevojën për të treguar mbështetje të plotë për Ukrainën, por presidenti Charles Michel kishte vënë në dukje “rreziqet e sigurisë” të udhëtimit. /Telegrafi/