Telegrafi

Tre gjigantët evropianë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lartë të Gelson Martins

Sulmuesi i talentuar portugez, Gelson Martins mund të largohet nga skuadra e tij aktuale.

Ylli i Sporting Lisbonës po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

22-vjeçari është në listën e dëshirave tek tri skuadrat e mëdha evropiane, Liverpool, Juventus dhe Chelsea.

Reprezentuesi portugez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat.

Por Sportingu e vlerëson shumë yllin e tyre dhe muaj më parë i ka vazhduar kontratën për t’i vënë një klauzolë të lartë.

Nëse skuadrat e lartpërmendura e duan transferimin e Gelson Martins, atëherë duhet të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurove.

Martins është pjesë e Sportingut që nga akademia e klubit, ndërsa ka zhvilluar 15 ndeshje me Kombëtaren A të Portugalisë. /Telegrafi/