Unai Nunez duket se do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të këtij sezoni.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka shkëlqyer në vitet e fundit me klubin bask dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Mundo Deportivo ka raportuar se pas mbrojtësit të talentuar qendror janë vënë tri skuadrat e mëdha evropiane Barcelona, Arsenal dhe Bayern Munich.
23-vjeçari është i interesuar të largohet nga Bilbao për t’iu bashkuar një skuadre më të madhe ku do të kishte mundësi të fitonte trofe.
Nunez vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga skuadrat e lartpërmendura të cilat e kanë ndjekur në ndeshjet e këtij edicioni.
Reprezentuesi spanjoll ka kontratë me Bilbaon deri në verën e vitit 2023, por ka një klauzolë që e lejon atë të largohet nëse paguhet.
Klauzola e largimit të lojtarit nga Athletic Bilbao është 35 milionë euro, shumë e përballueshme për klubet si Barcelona, Bayern Munich e Arsenal. /Telegrafi/