Arthur Melo duket se po përgatitet për një aventurë tjetër, shkaku që Barcelona është e gatshme të shesë atë në këtë verë.
Përkundër formës së mirë që ka treguar në këtë sezon, mesfushori brazilian është futur në listën e largimeve që pritet të ndodhin në afatin që po vije.
Sipas asaj që raporton Catalunya Radio, Tottenham Hotspuri, Interi dhe Juventusi, janë futu në garë për transferimin e Arthurit.
Thuhet se që të tria klubet kanë bërë ofertë për lojtarin, duke ofruar lojtar nga skuadrat e tyre, pasi kriza e shkaktuar nga coronavirusi, nuk u mundëson klubeve që të ofrojnë para.
Edhe pse mesfushori brazilian e preferon qëndrimin në Camp Nou, katalunasit po tentojnë që të transferojë Lautaro Martinezin nga Interi.
Andaj, Nerazzurët mund të përfitojnë nga kjo gjë dhe të marrin Athurin dhe një lojtar tjetër në shkëmbim. /Telegrafi/