Interi duket se nuk do ia dalë të paguajë shumën e transferimit për Achraf Hakimin te Real Madridi.
Marrëveshja mes të dyja klubeve ishte që shuma e transferimit të paguhej në katër periudha të ndryshme kohor, mirëpo një gjë e tillë duket e vështirë të ndodhë.
Nerazzurët po tentojnë që të mbajnë lojtarin deri në fund të këtij edicioni dhe në verën e këtij vitit ta shesin atë.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi po kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij.
Për 22-vjeçarin, në garë janë futur Chelsea, Arsenal dhe së fundmi u është bashkuar edhe Manchester City.
Skuadra italiane do ta shesë atë për 40 milionë euro dhe të paguajë atë shumë te Real Madridi. /Telegrafi/