Livepooli i është bashkuar garës së bashku me Chelsean dhe Arsenalin për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.
Sipas medieve britanike, tashmë tre klubet e Ligës Premier duan që të kenë shërbimet e sulmuesit nigerian.
Jurgen Klopp raportohet se ka dërguar skautët për ta ndjekur Osimhenin gjatë kohës kur ishte i grumbulluar me ekipin e Nigerisë.
Megjithatë, sulmuesi mori pjesë vetëm në 60 minutat e ndeshjes së parë kundër Arabisë Saudite, më pas humbi ndeshjen kundër Mozambikut për shkak të një dëmtimi.
Ndërkohë vlen të theksohet se kontrata e Victor Osimhen me Napolin skadon në 2025.
palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin dhe është një atmosferë shumë e keqe mes lojtarit dhe klubit në kohët e fundit.
Këtë gjë e ka pranuar edhe presidenti i klubit, Aurelio Laurentiis. /Telegrafi/