Telegrafi

Transformimi i Eni Koçit, ndryshimi i saj drastik ndër vite (Foto)

Këngëtarja Eni Koçi e ka nisur shumë e re karrierën e saj.

Fillimisht njihej si ‘motra e Greta Koçit’, por më pas falë angazhimit të madh në muzikë dhe suksesit që pati, ajo arriti të dal nga ombrella e motrës së saj, dhe të formojë tashmë emrin e vet.

Tani, Eni është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri, ndërsa vazhdon studimet për mjekësi në Londër.

Përderisa është ‘rritur’ në skenë, publiku ka pasur mundësinë që të shohë edhe ndryshimin e saj drastik ndër vite.

Nga fotografitë që qarkullojnë në Inernet, Eni mund të shihet pikërisht në fazën kur quhej ‘motra e Gretës’, si dhe atë se si duket tani; një ndër femrat më seksi të estradës. /Telegrafi/