Nicolas Pepe ka arritur të driblojë mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.
Liverpooli dhe Arsenali janë duke e zhvilluar mes vete derbin e javës së tretë në Ligën Premier.
Fillimi i ndeshjes nisi furishëm nga të dyja skuadrat që krijonin raste, ndërsa në minutat e parë ra në sy edhe driblimi i sulmuesit Pepe ndaj mbrojtësit Van Dijk.
Sulmuesi i Arsenalit, i cili karakterizohet me shpejtësi arriti ta dribloj me mjeshtëri holandezin në minutën e shtatë të ndeshjes.
Ky driblim i Pepes është i pari pas rreth një vit e gjysmë në Ligën Premier ndaj Van Dijkut.
Lojtari i fundit që e ka dribluar mbrojtësin e Liverpoolit në kampionat është Mikel Merino në mars të 2018.
Para disa javësh edhe sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus arriti ta driblojë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë. /Telegrafi
https://www.youtube.com/watch?v=n6i5c9klUfc