Telegrafi

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Një nga transferimet më të dobëta të Liverpoolit raportohet se mund të bëhet pjesë e Arsenalit këtë verë. Gjatë qëndrimit te Klopp si trajner i Liverpoolit, klubi anglez bëri disa blerje të mëdha të cilët lanë gjurmë në “Anfield”.

Emra si Mohamed Salah, Sadio Mane, Fabinho, Alisson Becker, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertson që të gjithë u transferuan me dëshirën e Jurgen Klopp.

Sidoqoftë, disa blerje nuk funksionuan ashtu siç u mendua ku këtu përfshihen Naby Keita, Loris Karius dhe së fundmi, Arthur Melo.

Mesfushori brazilian u transferua nga Juventusi në formë huazimi pasi një seri lëndimesh në mesfushë, e detyruan Liverpoolin që ta bëjë një transferim të vonshëm.

Megjithatë, pasi luajti vetëm 13 minuta në humbjen e Liverpoolit me rezultat 4-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, Melo asnjëherë më nuk shkeli në fushë si lojtar i Liverpoolit.

Lexo po ashtu Xabi Alonso zbulon se çfarë i kërkoi Mikel Arteta gjatë një telefonate private

27-vjeçari e kaloi sezonin 2023/2024 në formë huazimi tek Fiorentina, aty ku pati 33 paraqitje dhe arriti ta shijojë një sezon pa lëndime.

Teksa kemi hyrë në afatin kalimtar veror, është raportuar se Melo mund të rikthehet në Ligën Premier duke nënshkruar për Arsenalin.

Siç është raportuar nga gazeta italiane Tutto Juve, Juventusi dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e “Topçinjve” Jakub Kiwior, dhe mund ta përdorin Melon për ta zbutur çmimin prej 17 milionë eurosh që Arsenali po kërkon për shërbimet e reprezentuesit polak./Telegrafi/