Fiorentina ishte një prej klubeve më të angazhuara në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A. Viola e shiti Federico Chiesan te Juventusi, ndërsa solli tre emra të rinj në Artemio Franchi, në mesin e tyre edhe yllin e Napolit, Jose Maria Callejon.
Padyshim që transferimi më i rëndësishëm ishte ai i Zonjës së Vjetër. Bianconerët e morën Chiesan me formatin e huazimit dyvjeçar dhe opsionin e blerjes që në bazë të disa kushteve shndërrohet në obligim blerjeje.
Në ndërkohë, krahas Callejonit, Fiorentina siguroi edhe shërbimet e mbrojtësit të River Plates, Lucas Martinez Quarta.
Tiemoue Bakayoko ishte një emër tjetër që kaloi në Serie A. Mesfushori defensiv i është bashkuar Napolit në formë huazimi.
Kthimi i Chris Smallingut te Roma nga Manchester Unitedi, ku ka nënshkruar kontratë afatgjate, është një tjetër transferim i rëndësishëm.
Gerard Deulofeu shënon një tjetër kthim të rëndësishëm në Serie A. Ish-lojtari i Milanit u huazua te Udinese nga Watfordi. /Telegrafi/
Rome is home. 🏠
Welcome back, @ChrisSmalling! 😃 pic.twitter.com/xzzFrF0otQ
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 5, 2020