Telegrafi

Trajneri i Usyk zbulon seancat e vështira stërvitore të ukrainasit përpara revanshit ndaj Joshuas

Trajneri i Oleksandr Usyk, Egis Klimas  ka zbuluar rutinën absurde të stërvitjes së boksierit që e përdori për ta përgatitur atë për revanshin ndaj Anthony Joshua meçin në Arabinë Saudite.

Usyk, i cili mundi Joshuan me vendim unanim herën e fundit që dyshja u takuan, pothuajse u ‘mbyt’ ndërsa përgatitej për luftën.

“Kur mendoj për Oleksandr Usyk, jam shumë krenar që e përfaqësoj atë”, ka thënë fillimisht Egis Klimas, trajneri i Usyk.

“Mund t’ju them, nuk kam parë askënd në nxehtësi 45 gradë të ngasë një biçikletë për 100 kilometra”.

Lexo po ashtu Usyk zbulon "armën sekrete" para rimeçit me Joshuan

“Nuk kam parë askënd të notojë një ditë para konferencës për shtyp në Londër për 1 kilometër në pishinë për pesë orë”.

“Kurrë nuk kam parë askënd të mbajë frymën nën ujë për katër minuta e 40 sekonda, pothuajse duke i rënë të fikët”.

“Kur e pyeta, çfarë nuk shkon me ty? ai tha, “Unë e di që kam një trajner pas meje, ai nuk do të më lërë të mbytem, ​​ai do të më nxjerrë jashtë”, përfundoi Klimas.

Lexo po ashtu Vendi, data, ora dhe milionat që do t'i fitojnë: Detajet nga rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Joshua gjithashtu ka qenë duke u stërvitur fort për rimeçin, me boksierin britanik të prirur për të kompensuar humbjen e tij.

Lufta do të zhvillohet këtë të shtunë, më 20 gusht, në Jeddah. /Telegrafi/